Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arben Ahmetaj “rrëfehet” te televizioni i familjes Berisha: Nuk jam arratisur nga Shqipëria, unë e di se çfarë kam bërë

-640-0-1706817937x640-0-1706817504xcapturejpg-187-581

Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri që ndodhet në arrati, pasi SPAK ka kërkuar arrestin e tij, ka folur për televizionin e familjes Berisha. Nga arratia, Ahmetaj, ka folur per Cim Pekën, ku ka deklaruar se nuk ka besim te SPAK por te vetja e tij.

“Shtrati ka qenë politik. Pastaj juridiko-mediatike, ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Dua të sqaroj të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin, pretendon. As më ka lejuar njeri të largohem, as më ka ndihmuar njeri të largohem.

Në momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 ose 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi.

Shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që dolën para SPAK. Jo, ka filluar shumë më herët. Zero. Unë kam pasur besim tek vetja ime, por jo tek drejtësia. Unë e di se çfarë kam bërë. Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv/kryeministri siç ka ndodhur në 30 vitë në Shqipëri, nuk është më një çudi apo surprizë.

Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të tre muajve të kërkohet arrestim i ish-zv/kryeministrit… E para, kurrë nuk kam menduar se do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Pra që në një drejtësi të re, unë do t’i largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë ‘së re’.

Por për më tepër nuk e kam menduar ndonjëherë që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik dhe prandaj e nisa dhe diskutimin më parë, për të treguar se nuk ka nisur me mercenarin. Ka nisur shumë më herët goditja ndaj meje, në të tria korsitë,” tha Ahmetaj.

Related Posts

Leave a comment