Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Importi nga Serbia bllokon fermerët, molla e Korçës mbetet stok në frigoriferë

-800-0-07a74a75f67a18fcaf53bd8d18cf2706

Mijëra tonelata me mollë kanë mbetur stok në frigoriferët e grumbulluesve në juglindje të vendit në qarkun e Korçës.

Bëhet fjalë për mollë të cilësisë së parë, pa përmendur varietet e tjera që kanë cilësi më të ulët ose që mund të përdoren për lëngje apo komposto.

Një situatë e tillë ka qenë e paprovuar më parë nga grumbulluesit, të cilët japin sipas tyre edhe arsyet e këtij stoku.

Grumbulluesit dhe fermerët e mëdhenj të mollës mësohet se kanë pasur takime edhe me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë, por ende nuk ka një vendimmarrje konkrete për të tejkaluar këtë situatë.

Leave a comment