Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KLP hap garën për 3 prokurorë të rinj të SPAK. Nga Dado te Ajazi,prokurorët që priten të kandidojnë

-640-0-513cac05dbabd6aa0b812d66e30b2b32

Hapja e garës për tre vende vakant në prokurorinë e Posaçme SPAK, ka ngjallur interes nga disa prej figurave të prokurorëve që tashmë kanë kaluar “Vettingun” me formë të prerë.

Olsi Dado, është prokurori i parë që do kandidojë për të qenë pjesë e strukturës së SPAK. Dado, prej disa muajsh me propozim të drejtuesit të SPAK Altin Dumani, është komanduar nga KLP-ja si prokuror në strukturën e posaçme.

Duke qenë se Olsi Dado, ka shërbyer për 4 muaj në këtë prokurori, pritet që ai të jetë kandidati i parë garues por edhe fitues në KLP.

Veç Dados, një emër tjetër që po flitet të garojë për të qenë pjesë e SPAK, është Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Kohët e fundit Ajazi, ka ngjeshur CV-në e tij personale me suksese në goditjen e shpërndarjes së drogës në Elbasan, goditjen e grupit të Laert Haxhiut dhe arrestimin e plagosur të Nuredin Dumanit apo Henrik Hoxhaj, të cilët më pas u kthyen në bashkëpuntorë të prokurorisë.

Me këtë CV, Ajazi është një kandidat potencial për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.

Ndërsa një vit më parë prokurori Kreshnik Ajazi, shfaqi interes edhe për të garuar për postin e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës përballë Arenc Çelës, por kandidatura e tij u përjashtua, për shkak se ai ende s’kishte përfunduar mandatin 3 vjeçar të drejtimit të prokurorisë së Elbasanit dhe nuk ishte i emëruar si prokuror i brendshëm pranë prokurorisë së Tiranës.

Një tjetër emër që po lakohet të shpalosë kandidaturën për tu bërë pjesë e SPAK, është prokurori i Tiranës, Ndini Tavani. Tavani, ka një karrierë të gjatë në prokurori, duke qenë pjesë e njësive antikorrupsion Task-Forcë.

Tavani, pati një periudhë ndërprerje të ushtrimit të detyrës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) vendosi ta pezullojë nga detyra. Por prokurori i Tiranës, fitoi bindshëm në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, duke u kthyer në detyrë.

Mes emrave të tjerë që përflitet se ka ngjallur interes për në SPAK, deri në këtë fazë është dhe prokurorja e Shkodrës, Shqiponja Mille.

SPAK, fillimisht u formua në muajin dhjetor 2019. Pritet që prokurorët të shpalosin strategjinë e tyre së si do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Me zgjedhjen e 3 emrave të rinj, radhët e SPAK shkojnë me 20 prokurorë.

Related Posts

Leave a comment