Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Spartak Ngjela: Berisha s’do paraqitet në SPAK? Mos ik, mbyllu në një bunker dhe dënohu, ose provo nxirr njerëzit në rrugë, të shohim sa mbështetje ke

-800-0-1684241452xngjelapng-354

I ftuar në lidhje Skype këtë pasdite në Fax News ishte avokati Spartak Ngjela. Për gazetaren Rovena Neziri, ai komentoi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri ku theksi bie tek hetimet lidhur me dosjen “Partizani” dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Ngjela shprehet se qasja e Berishës ndaj këtyre akuzave është e gabuar. Ai duhet të shkojë në Gjykatë dhe të përballet, pasi nëse del i pafajshëm i hiqet dhe non-grata në SHBA.

Sipas Ngjelës veprimet e fundit në Parlament janë krejt të gabuara pasi do t’a rëndojnë edhe më shumë peshën në shpatullat e Sali Berishës. Kjo rrugë që po ndjekin deputetët e opozitës është pa perspektivë, pasi dhuna nuk mund të ushtrohet dot në një vend demokratik.

Spartak Ngjela: Kush të lejon të kriijosh destabilizm shtetëror. Kush do t’i paguajë paratë? Populli. Janë me shqiptarët apo kundër? Çdo të thotë disekuilibrim? Kush do të paguajë paratë? Jemi në NATO. Nuk mund të destabilizohet dot Shqipëria. Saliu kërkon të mbajë rradhët por nuk i mban dot rradhët kështu.

Do të rrënohet më shumë pesha që ka në shpatulla. Rrugë e gabuar dhe pa asnjë perspektivë. Ke apo s’ke njerëz që të mbështesin? Provojo nxirri në shesh. I nxorri para ca kohësh, i dolën 600 veta. Dhunë nuk mund të ushtrohet dot në një vend demokratik. Ka kushtetutë, parlament. E shqetëson non-grata.

Nga ana tjetër Ngjela thotë se nëse Berisha insiston se është i pafajshëm, pse nuk shkon në gjykatë. Ai mund të dënohet edhe pa u paraqitur fare atje. Mbrojtja juridike e ish-kryeministrit është shumë e dobët, pasi është e pamundur të rrëzohet një sistem gjyqësor.

Spartak Ngjela: E filloi me non-grata, pastaj erdhi akuza në SPAK. Sepse ishte arsyeja kryesore e non-gratës. Arsyeja kryesore ishte korrupsioni. Ja doli. E kanë marrë i pandehur, pavarësisht se thotë nuk shkoj atje. Janë pa mbrojtje juridike. Ky thotë nuk vete të firmos. Keni dëgjuar që ka gjykime në mungesë. Mos ik, mbyllu në një bunker dhe dënohet. Në momentet kur gjykata të dënon dhe vendimi ka dalë në formë të prerë nuk je më deputet. A do ta arrestojnë? Ky bën gabim që nuk shkon. Ligji aktual që po nuk u paraqite ai të arreston. Je i aftë të mbrohesh? Mbrohu. Mund të rrëzohet një sistem gjyqësor se nuk do ti të shkosh në gjyq.

Related Posts

Leave a comment