Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryeministrja italiane, Meloni bie ‘viktimë’ e një rrengu

++ Dl Caivano: Meloni, lo Stato ci mette la faccia ++

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ra viktimë e një telefonate rreng para një takimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Shtator.

Pas celularit qëndronin dy komedianë rusë, Vovan (Vladimir Kuznetsov) dhe Lexus (Alexey Stolyarov), një prej të cilëve shtirej si Presidenti i Komisionit të Unionit Afrikan.

Gjatë bisedës, kryeministrja italiane shprehej “se kishte shumë lodhje nga të gjitha palët” mbi konfliktin në Ukrainë dhe se “po afron koha kur çdokush do ta kuptojë që kemi nevojë për një zgjidhje”.

“Kam disa ide si mund të përballohet kjo situatë, por po pres momentin e duhur për t’i vendosur në tryezë”, shprehej Meloni.

Për rastin ka reaguar Zyra e Këshilltarit Diplomatik të Melonit që ka shprehur keqardhjen për mashtrimin nga komedianët.

“Episodi ndodhi më 18 Shtator në kuadrin e përpjekjeve intensive të kryeministres Meloni në ato orë për të forcuar marrëdhëniet me liderët afrikanë, me të cilët pati takime të rëndësishme gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mes 19 dhe 21 Shtatorit”, tha Zyra e Këshilltarit Diplomatik./tvklan.al

Related Posts

Leave a comment