Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meloni: Emigrantët duhet të kenë një garanci prej 5000 eurosh për të shmangur transferimin në qendra

auto_0441695412091 (1)

Në masat e miratuara nga qeveria Meloni për emigracionin dhe refugjatët, përmendet edhe një lloj garancie financiare, shkruan shtypi italian. Emigrantët që apelojnë refuzimin e kërkesës së tyre për azil për të mos u transferuar në qendrat e mbyllura të qëndrimit, do të duhet të dëshmojnë se kanë 5000 euro. Një shumë e cila, sipas rregullave të reja, llogaritet për të lejuar emigrantin të qëndrojë në Itali deri në shqyrtimin e ankesës së tij dhe në rast refuzimi, të blejë një biletë avioni për në vendin e tij.

Masa specifike, siç raporton gazeta La Repubblica, do të zbatohet për emigrantët që vijnë nga “vendet e sigurta” dhe që, për rrjedhojë, teorikisht kanë më pak shanse për të miratuar aplikimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, një tjetër zhvillim thelbësor i shtohet gjithë çështjes së emigracionit: sipas deklaratave të një përfaqësuesi të Ministrisë së Jashtme gjermane për agjencinë e lajmeve Ansa, Gjermania do të mbështesë financiarisht organizatat joqeveritare aktive në operacionet e shpëtimit, në jug të Sicilisë. Siç deklaroi përfaqësuesi, “ky është një program i miratuar nga parlamenti gjerman dhe i zbatuar nga qeveria e Berlinit dhe financimi do të fillojë nga 400.000 euro, me maksimum 800.000 euro”.

closevolume_off
Shtypi italian shton se do të financohen OJQ-ja Sos Humanity dhe organizata vullnetare katolike e Shën Aegidius me qendër në Romë, e cila kujdeset për emigrantët dhe refugjatët në qytete të ndryshme italiane.

Related Posts

Leave a comment