Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kukësi në heshtje zgjedhore, mbi 45 mijë qytetarë do të zgjedhin kryebashkiakun e ri

-640-0-1695474322xzgjedhje-1280x720-740

Në Kukës kjo e shtunë e 23 shtatorit shënon heshtjen zgjedhore, teksa një ditë më pas qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit, në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Janë në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra votimi.

Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2, Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Të gjitha qendrat e votimit do të merren nën ruajtje nga Policia e Shtetit, e cila është shprehur se do të angazhohet për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Zgjedhjet në Kukës vijnë pas zbulimit të video-skandalit, ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqej në intimitet me shtetasen e identifikuar si Alma K. brenda në ambientet e zyrës.

Ai që prej fundit të qershorit ndodhet dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

Gjici akuzohet se gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Kukësit favorizoi Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Related Posts

Leave a comment