Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meloni: Mbështetja për Izraelin nuk duhet të dobësojë mbështetjen për Ukrainën

-640-0-1675155257xmeloni-752

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni i ka bërë thirrje Europës të mos dobësojë mbështetjen për Ukrainën ndërsa i ofron solidaritet Izraelit.

“Ne nuk duhet të bëjmë gabim duke dobësuar mbështetjen tonë të përbashkët për Ukrainën,” i tha Meloni Senatit përpara një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian.

Më herët, kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje BE-së për ofrimin e mbështetjes së qëndrueshme për Ukrainën përtej luftës me Rusinë. Në një forum në Berlin, Scholz tha se synonte të inkurajonte bizneset gjermane për të investuar atje.

“Kushdo që investon në Ukrainë tani po investon në një shtet të ardhshëm anëtar të BE-së që do të jetë pjesë e rendit tonë ligjor dhe tregut tonë të brendshëm”, tha kancelari gjerman, duke shtuar se: “Berlini do të presë gjithashtu një konferencë për rindërtimin e Ukrainës në qershor të vitit të ardhshëm.”

Më shumë se 2000 biznese gjermane tashmë operojnë në Ukrainë pavarësisht luftës, ndërsa më herët prodhuesi i armëve me bazë në Dusseldorf Rheinmetall kishte regjistruar zyrtarisht marrëveshjen me qeverinë ukrainase.

Related Posts

Leave a comment