Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Cilësi e dobët punimesh”/ Shembja në aksin Korçë-Ersekë, ARRSH kallëzohet në SPAK

Capture-224

Avokati korçar Esmerald Xhafa, ka ngritur sot një kallëzim penal në SPAK në lidhje me shembjen e aksit Korçë-Ersekë, pas shembjes së rrugës.

Sipas padisë të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra, subjekt i padisë janë ARRSH-në, Bashkinë e Kolonjës dhe Kompaninë që po kryen investimin, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmik ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Related Posts

Leave a comment