Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nënkryetari i PL-së thirret në SPAK, Braimllari jep llogari për dosjen e lobimit të LSI në SHBA

-640-0-1680771960xspak-669

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje disa ditë më parë ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Indrit Brahimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

Shtatorin e vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme në kuadër te hetimit nisur ndaj Ilir Metës nisi një letërporosi në SHBA ku kërkoi të dhëna nga departamenti FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në Departamentin e Drejtësë atje. SPAK ka vënë nën hetim ish presidentin Meta pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.

Dërgimi i letër porosisë në SHBA ERDHI pas disa veprimeve hetimore në Shqipëri si kërkesa dërguar KQZ për të patur një kopje të formularit të dekriminalizimit të Ilir Metës po ashtu edhe të dhënat e certifikatës familje të zotit Meta. Ish presidenti tashmë kreu Partisë së Lirisë në javët në vazhdim me të gjitha gjasat do të thirret të dëshmojë në SPAK bashkë me Petrit Vasilin i cili drejtonte LSI në kohën kur ka ndodhur ky lobim i pretenduar i padeklaruar.

Për këtë lobim fillimisht shkruajti revista amerikane Mother Jones. Ndërsa më pas ishte gazeta austriake “Kronen Zeitung”publikoi një artikull sipas së cilës Ilir Meta për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë. Vetë Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat për një lobim të tillë dhe premtoi dorëzimin e një padie për shpifje ndaj gazetës austriake.

Si fakte, në kallëzim thuhet se Ilir Meta dhe LSI-ja kanë lidhur kontrata lobimi në SHBA me kompaninë McKeon Group në vitin 2017, me vlerë qindra mijëra dollarë, duke fshehur shpenzimet si në KQZ, ashtu edhe në ILDKPKI, siç e parashikon ligji. Bashkangjitur kallëzimit penal janë kontrata e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2017 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2017. Ballafaqimi i këtyre dokumenteve implikon rëndë Ilir Metën, por edhe Petrit Vasilin dhe Monika Kryemadhin.

Related Posts

Leave a comment