Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A po heton SPAK edhe Berishën, Ilir Metën apo familjarët e tyre? Si përgjigjet kreu i strukturës së posaçme

-800-0-1695914829xdd-559

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK në një takim jo formal me gazetarët ka dhënë detaje për disa nga dosjet më të lakuara në debatin publik.

Vendimet e GJKKO-së për çështjet e inceneratorit të Fierit, ai i quan të drejta. “Në burg kemi një ish ministër dhe një ish deputet. Jam i kënaqur me këtë.”

Por ai u pyet edhe për dosjet që përfshijnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij si dhe për ish-presidentin Meta.

Në lidhje me çështjen “Gërdeci”, Dumani tha se çështja është ende në hetim. “Çështja është në hetim. Nuk mund të them më shumë”, tha Dumani.

Ai u pyet a ka patur letër porosi për Gërdecin. “Kemi nisur një letër porosi, jemi duke bashkëpunuar me SHBA-në”, theksoi ai.

Ai ishte më specifik kur foli për Metën.

“Jemi në pritje të një letërporosie tjetër nga SHBA-ja, siç është ajo ndaj ish- presidentit Ilir Meta dhe anëtarëve të familjes së tij”, theksoi Dumani.

Një çështje që u diskutua ishte dosja e Kompleksit Partizani, ku akuzohet dhëndri i Sali Berishës.

Sipas tij, “është në fazë hetimi”.

Një gazetar këmbënguli se janë marrë në pyetje persona pas orarit zyrtar.

“Nuk e kam këtë informacion. Sipas informacionit që kam unë, ka qenë brenda orarit zyrtar” – tha kreu i SPAK.

Dumani u pyet nëse do të arrihet modeli i Rumanisë për hetimet në nivele të larta politike. Ai u shpreh se mund edhe të tejkalohet.

“Do të hetoni ish- ministra ish dhe ish- zv. kryeministra?” – “Pse jo”, shtoi Dumani.

Related Posts

Leave a comment