Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK konfirmon nisjen e hetimeve për kullën “Mali i Tiranës”

-640-0-1691402532xkulla-591

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka konfirmuar se është caktuar prokurori i çështjes për hetimin për pastrim paresh në projektin e kullës në qendër të Tiranës, ku u përfol se pas së cilës qëndrojnë njerëz të afërt me familjen Berisha.

Një gazetare e pyeti zotin Dumani nëse keni marre nga PD një kallëzim penal për një ndërtim shumëkatësh “Mali i Tiranës”, a kanë nisur hetimet dhe per cilat veprat penale?

Prokurori u përgjigj se “ka marre një kallëzim penal nga Partia Demokratike lidhur me këtë çështje. Është hedhur ne short është caktuar prokurori i çështjes. Nuk mund te jap detaje per hetimet pasi me te po merret prokurori i përcaktuar nga shorti”.

Debati që kulmoi në mes të muajit gusht, përfshiu aktorët kryesorë të politikës në Shqipëri.

Ndërtues i kullës është Ilir Shtufi, i lidhur ngushtë me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, i cili praktikisht banon në një vilë që kushton minimumi 10 mijë euro në muaj me qira, e cila formalisht është nën emrin e Ilir Shtufit, ndërtuesit të kullës.

Related Posts

Leave a comment