Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dumani është kërcënuar? Balla flet për rritjen e masave të sigurisë të kreut të SPAK

-640-0-1693397870xballa-203

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shtimin e masave të sigurisë së kreut të SPAK, Altin Dumani.

Gjatë një komunikate për media, Balla u shpreh se në dijeninë e tij nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK për rritjen e masave të sigurisë për kreun e Prokurorisë së Posaçme.

Ai shtoi se në këtë rast është një procedurë standarde dhe detyrë e policisë që të garantojë sigurinë publike jo vetëm të zyrtarëve të lartë, por të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë.

“Unë nuk dua që të hidhet diçka në media dhe pastaj kjo gjë të bëhet pjesë e lajmit të ditës dhe pastaj të vijojmë të gjithë për të sqaruar. E vërteta është ndryshe dhe dua të garantoj të gjithë qytetarët se Policia e Shtetit është në detyrë që çdokush të jetë i sigurt.

Kam komunikuar mne drejtorin e Përgjithshëm me Policinë e Shtetit të cilit i kam kërkuar të marrë kontakt me zotin Dumanin për të garantuar që Policia e Shtetit të bëjë detyrën.

Siç ne kemi detyrën për të garantuar sigurinë publike të çdo qytetari kemi përgjësinë makimale për të siguruar sigurinë publike të çdo zyrtari që zbaton Kushtetutën.

Deri në këto momente unë nuk jam i informuar që të ketë një problematikë apo një kërkesë nga ana e tij. Nuk kam informacion që të kemi një kërkesë për këtë”, tha Balla.

Related Posts

Leave a comment