Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

”Sa herë që Berisha duhet të shkojë ne SPAK, i vini zjarrin parlamentit”, Evi Kokalari shpërthen ndaj Rithemelimit: Jeni partia e dhunës, s’duhet të isha ngatërruar kurrë me ju

-640-0-1689616244xkokalari-berisha-721

Aktivistja Evi Kokalari ka dënuar kaosin e krijuar nga grupi i Rithemelimit në seancën e sotme plenare, ku deputetët e Berishës ndezën tymuese, ndërsa një prej tyre mori dhe flakë.

Me anë të një reagimi në Facebook, Kokalari shkruan se sa herë që Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë për aferën Partizani, Rithemelini i vë flakën parlamentit, duke nënkuptuar se e gjithë “revolta” e tyre lidhet me betejën e ish-kryeministrit me drejtësinë dhe jo me ngritjen e komisioneve parlamentare siç pretendojnë ata.

Kokalari shton se nëse do “ta kishte ditur nivelin që kanë, nuk do ishte bërë kurrë pjesë e tyre”.

”Sa te turpshem jeni!! Ju padiskutim jeni partia e dhunes. Ta kisha ditur kete nivel, une do isha ngaterruar kurre me ju sepse ju as te qendres se djathte nuk jeni. Ne kam kuptuar dicka keto dy vite ne politiken Shqiptare, eshte urrejtja qe shqiptaret kane per shqiptaret. Foltoristet urrenin deri ne vdekje mbeshtetesit e Bashes.

Demokratet ne teresi urrejne mbeshtetesit e PS. Myslymanet urrejne katoliket. Ne fakt, kjo eshte programuar keshtu, sepse te percare ju duan qe t’ju sundojne.

Zjarrin ja vini tavolines se Bashes nderkohe qe ju vete e installuat Bashen ne ate pozicion, dhe si hipokrite te pashprese qe jeni, po ne te njejten dite, postoni mesazhe perkujtimi per 10-vjetorin e Sokol Olldashit. A keni nje fije dinjiteti o njerez?

Kjo foto tregon qarte qe sa here Berisha duhet te paraqitetet ne SPAK, ju i vini zjarrin parlamentit.

Ti duhet te japesh dorehqjen si kryetare e forumit te gruas, sepse nuk ke as klas, as meriten e duhur per te drejtuar forumin qe duhet te fuqizoje gruan ne ate parti. Do thoja jep doreheqjen si deputete, por fakti qe ti nuk ke fituar kurre vota dhe tere jeten je ne parlament me listat e mbyllura, dhe s’te ben pershtypje – flet qarte per dinjitet qe ke -ose jo – dhe je e korruputuar thelle ne shpirt.

Shoh dhe Ina Zhupen ne foto, nje turp tjeter qe ne kryesi e futi Kellici nepermjet votave te orientuara nga forumi rinor. Por kjo nuk eshte asgje perpara faktit qe Ina Zhupa, nepermjet burrit dhe kunates po ngrejne kullen ngjitur me Bashkine e Tiranes. Ina vete eshte nga Saranda, ku e gjeti ate toke ne mes te Tiranes? Po leket per ta ndertuar, apo i shiten apartamentet ‘ne grope’, sic sygjeron Argita Berisha, a thua se ne jemi nje tufe me budallenje dhe nuk kuptojme.

E kam thene dhe e perseris, Rama hiqet duket bashkuar bazen dhe duke afruar elektoratin gri. Ju jeni larg, shume larg sepse aty ju duan keta qe sot i vene flaken parlamentit!

Turp cdo demokrati dhe cdo shqiptari qe eshte OKAY me kete lloj dhune. Ju nuk jeni as demokrat dhe as te djathte”, shkruan Kokalari.

Related Posts

Leave a comment