Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

28 të arrestuar/ SPAK mbyll hetimet për grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe çon në GJKKO çështjen

1593856798_1592909636spak-752x440

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për 28 personat e arrestuar dhe proceduar në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.

Të gjithë këta persona u proceduan dhe u arrestuan në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane më 2 korrik.

Për këtë dosje të pandehur u mor edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, të cilin SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, ish shefi i antitrafiqeve Ilirjan Balla si dhe dy ish badigardët e Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë de tjetri në Gjermani. Për këto dy të fundit rëndon akuza e trafikut të drogës.

Related Posts

Leave a comment