Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nusja arrestohet në ditën e dasmës

Vaksina-770x437

Një vajzë meksikane ka përfunduar pas hekurave në atë që duhet të ishte dita më e lumtur e jetës së saj.

Me fustanin e nusërisë veshur, Nancy N., u arrestua gjatë një aksioni të udhëhequr nga prokurorët federalë, që çoi në shkatërrimin e një grupi të lidhur me kartelin e njohur të drogës, “La Familia Michoacana”.

Bashkë me nusen, pak para fillimit të ceremonisë u arrestua edhe dhëndri Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”. Të dy akuzohen për grabitje dhe rrëmbim, vepra këto të kryera për llogari të kartelit të drogës.

Policia publikoi edhe foto ku shfaqet Nancy N., me fustan nusërie dhe pranga në duar, ndërsa ka zëra se partneri i saj u arratis nga komisariati.

Gjashtë burra të tjerë u arrestuan atë ditë. Banda akuzohet për dhunë e zhvatje ndaj tregtarëve të shpendëve pranë Mexico City dhe rrëmbim të katër punonjësve të një dyqani shpendësh në Toluca.

Related Posts

Leave a comment