Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Avokati zbulon vendndodhjen e Arben Ahmetaj

arben-ahmetaj

Prej ditësh po diskutohet në media për vendodhjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin e tij.

Engimës së arratisjes i ka dhënë fund avokati i Arben Ahmetaj, Henrik Ligori. Ai ka zbuluar se klienti i tij ndodhet në Angli pranë familjarëve.

“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjarëve të tij në Angli, pranë vajzës së tij. Do të vijë kur të ketë liri”, tha avokati i Ahmetaj në një prononcim të shkurtër për media në dalje të GJKKO.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi mëngjesin e kësaj të premteje me 117 vota pro kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Më herët edhe Ahmetaj reagoi me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku pranoi se ndodhej pranë familjarëve.

“Për ju që i lexoni si kureshtarë (nëse i lexoni), hetimi ndaj meje s’ka pasur fare të bëjë me inceneratorët, se unë për shkak të pozicioneve s’kam pasur tagër të përfshihem në procedurat e tenderimit. Është hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban. Standard që s’duhet t’i përkasë Drejtesisë së Re!
Kushdo që është rritur me mua në fëmijëri, apo ka pasur lidhje miqësore apo dikur biznesi e tavolinash, është hetuar. Nexhmija po të ishte gjallë do thoshte “mua s’më qenka bërë asgjë nga “non grata” që është lëshuar si hijenë bashkë me të deformuarin e zëshëm, apo “miq” me thika blu e rozë.
Dikush më tha “të duan në burg vëlla””, shkruante ndër të tjera Ahmetaj.

Related Posts

Leave a comment