Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha vijon me “tupanin” e firmave/ Nesër mbushen 4200 të duhurat për mbledhjen e Kuvendit

sali-berishaaa-750x431

Nga Pogradeci ku ka qenër “Foltoren” e rradhës, ish-kryetari i PD-së Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme lista me firmëtarët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtarë të PD-së do të shënojë numrin 4200 aq sa duhen për ndërmarrjen e një hapi të tillë. Së bashku me lajmin e “gëzuar”, edhe pse nuk ka asnjë post zyrtarë në Partinë e drejtuar nga Lulzim Basha, Sali  Berisha deklaroi se në Kuvendin Kombëtar do të vijnë mbi 10 mijë demokratë. Po ashtu ai i bëri thirrje kryetarit Lulzim Basha që të përkulet para këtyre firmave.

“Ndërsa për peng kryetarin kam një lajm shumë të hidhur. Të gëzuar për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4200 firma të kuvendit kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtareve te PD se 4200 kanë firmosur por do të vijnë në atë kuvend 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj. Do të jetë triumfi i saj. Rikthimi i plotë dhe i sigurtë në fitoren ndaj narkoshtetit. Rroftë PD! Rrofshi ju! Rroftë Shqipëria!” – Kanë qenë frazat përmbyllëse të sipërmarrësit të “foltoreve”, ku firmat dhe numri i firmëtarëve ka qenë refreni i këngës së shoqëruar me “tupan” e tij. /Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment