Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Projektligji për mediat audiovizive/ Tabaku: Ashtu siç sulmohet politika me kallash, ndodh dhe në media

auto_tabakuu1681380358

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit foli për situatën e mediave në Shqipëri.

Sakaq tha se gjuha që përdoret në politikë, është dhe ajo që do të përdoret në media, teksa shtoi se shteti nuk ka bërë asnjë progres për fushatat e dezinformimit.

“Kam qenë në një dëgjesë të gjatë me Shoqërinë Civile për të diskutuar problemet reale të medias, pse Shqipëria ka rënë me 20 vende, pse media është me regres. Nuk është bërë asnjë progres, fushata e dezinformomi janë të përsëritura sidomos në ato online. Fushata shpifjesh që vendosin në pikëpyetje synimin e ligjit. Duhet të zbatohet një politikë me tolerancë zero për kërcënimet ndaj mediave. Duhet të fuqizohet statusi i gazetarit. Dëgjuam se çfarë gjuhe përdoret në media, por ka asnjë çudi. Media është fytyra e politikës. Ashtu siç sulmohet politika me kallash, ndodh dhe në media.

Ka pak media të pavarura sot. Shumica janë në pronësi të biznesmenëve që i përdorin për interesa të biznesit dhe politike. DASH shprehet se ka presion politik, mungesa e fondeve e ka penguar gazetarët për auto censurën. Këto janë problemet që ka sot media. Unë nuk besoj se ka ligj që i rregullon. Është çështje e vullnetit politik. Këtu ka deputetët që e kanë parë dhe e kanë provuar vetë, që njëherë janë të preferuar nga mediat dhe një herë janë të sulmuar. Kjo duhet të ndryshohet. Nuk ka asnjë çudi për situatën ku ndodhet media. Nuk do e votoj këtë ligj, do e abstenoji. Do shohim se kush janë problemet reale të këtij sistemi. Fjalët e tjera që i bën për integrimin  dhe Brukselin i merr era”, tha Tabaku.

Related Posts

Leave a comment