Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Amnistia penale, Alibeaj: PD do votojë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK

-800-0-1709041747xalibeajjj-592

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat dhe ka përsëritur sërish kushtin e PD-së për votimin e ligjit për amnistinë penale.

Alibeaj tha se PD do votojë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK. “PD do votojë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK”,- tha Alibeaj.

Ndërkohë që kërkoi që të përfshihen në ligj që të përfitojnë protestuesit sipas kërkesave tyre.

“Shqiptarët do duhet të shihnin diskutimin për ligjet që janë në interes të tyre, sic është ligji për amnistinë.  Sot nga ana e mazhorancës ligi për amnistinë nuk ishte në rend dhe kjo tregon interesin e sinqertë të mazhorancës.

Unë dua të bëj të qartë qëndrimin e PD. PD është e vendosur dhe qëndron që ligji i amnistisë do duhet të miratohet ashtu sic erdhi në version fillestar dhe atij ligji t’i shtohet amendamentet tona.

Në jemi të vendosur, ishim të vendosur edhe sot për ta votuar, jemi të vendosur edhe në seancën e radhës që ta votojmë”, shtoi Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment