Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në prag të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Alibeaj prezanton 4 propozimet e PD-së

-800-0-1705657604xalibeajpng-454

Pak minuta para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat, ku përsëriti 4 çështjet kryesore që PD ka parashtuar.

Alibeaj tha se PD kërkon lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, votën e emigrantëve dhe votimin elektronik.

”Do të parashtroj pikat kryesore që PD ka depozituar tashmë pranë komisionit për Reformën Zgjedhore. Janë 4 çështje kryesore. Që në identifikimin e këtyre çështjeve jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve.

E para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi ynë e parashikon më mënyrë të qartë se sistemi ynë në RSH do të duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se kë shqiptarët duan të votojnë.

Së dyti propozimi ynë ka të bëjë me atë që duhet proporcional kombëtar që bazohet të barazia e votës. Vota e shqiptarëve do të duhet të jetë e barabartë dhe të ketë të njëjtën peshës. Shqipëria një zonë është sistemi më i thjeshtë që e optimizon dhe garanton këtë barazi të votës.

Çështje e tretë ka të bëjë me votimin dhe numërimin e elektronik. Shqipëria 2025 ka nevojë për votimin dhe numërimin e elektronik.

Çështja e katërt, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës. Është detyrim kushtetues. Kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të republikës ka nevojë të votojë”,- tha Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment