Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Enkelejd Alibeaj rrëfen arsyen pse nuk doli PD me 61 kandidatë

-640-0-1679387046xalibeaj-881 (1)

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se kryetarët e degëve nëpër bashkitë përkatëse do të ishin ata që do të merrnin përsipër kandidimin.

Ai shpjegoi se arsyeja se përse këta 61 kandidatë nuk dolën të gjithë në kandidim është sepse u la një hapësirë vendimi edhe për vetë degët dhe nuk u funksionuar siç bëhet gjithnjë me “urdhra nga lart”.

“Pra, duke parë secili situatën në degën e vet, në bashkinë e vet, do të ishin ata në analizë të fundit që do të vlerësonin nëse do të ishte më e dobishme për ta dhe për Partinë Demokratike që të merrnin përsipër kandidimin për kryetar bashkie apo jo dhe çfarë do të ishte pozicioni i strukturave lart, kryesia e me radhë, do të ishte t’i bindeshin, të pranonin atë zgjedhje që do të bënin degët poshtë,” – u shpreh Alibeaj.

Ai tha se në këtë hapësirë vlerësimi rezultoi se jo të gjithë krerët e degëve morën përsipër kandidimin për kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Related Posts

Leave a comment