Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy standardet e Celibashit për fletën e votimit. Pse po e fsheh Komisioneri emrin e Ilir Metës në fletë votimi?

-640-0-1681468488xunknown-137

Komisioneri i zgjedhjeve ka shkelur ligjin elektoral, i cili e ka të detyrueshme që një aleancë politike të ketë të shkruar në fletën e votimit emrin e udhëheqsit kryesor të kësaj alence.

Kjo praktikë ligjore është zbatuar në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dhe është detyrim ligjor.

Në rastin konkret aleanca “Bashkë fitojmë”, një bashkim i Partisë së Lirisë së drejtuar nga Ilir Meta dhe Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, drejtuar nga Vangjel Dule, ka brenda saj dhe mbështetësit e Berishës.

Detyrimi ligjor është që në flet votimi të shënohet udhëheqësi kryesor i kësaj aleance që është Ilir Meta.

Në zgjedhjet e vitit 2021, në fletën e votimit koalicioni i PD me Aleancën për ndryshim ka qenë i përcaktuar qartë në fletë votimi ku shkruhej Koalicioni PD-AN, kryetar Lulzim Basha.

Shiko fletën e votimit.

Dy standardet e Celibashit për fletën e votimit. Pse po e fsheh

Në këto zgjedhje Komisioneri Celibashi ka përdorur standard të dyfishte, duke shmangur emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit dhe duke shënuar vetëm koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Shiko fletën e votimit.

Dy standardet e Celibashit për fletën e votimit. Pse po e fsheh

Kjo është në kundërshtim të hapur me Kodin elektoral dhe natyrisht që duhet të animohet.

Zelli për të hequr emrin e Ilir Metës vjen si urdhër nga “Foltorja” e Berishës e cila e di që emri i Ilir Metës deinkiruajon votuesit për të dhënë votën për ta.

Por kjo nuk është punë dëshirash. Është çështje ligjore.

Related Posts

Leave a comment