Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama premtoi rritje pagash, flet Celibashi: Kodi zgjedhor ka ndalime vetëm për zgjedhjet e përgjithshme

-640-0-1680171772xcelibashi-629

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për premtimet e rritjes së pagave nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se Kodi Zgjedhor parashikon ndalime vetëm për rastet e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas tij nëse rritja ishte parashikuar katër muaj më parë në buxhet, në këtë rast nuk përbën shkelje.

“Duket se jemi në shkeje të kodit zgjedhor, por nëse vlersojmë kompontentë që shkuan në këtë vendimarrje, kur është bërë 4 muaj më parë dhe ka qenë parashikuar në buxhet, nuk është shkelje e kodit zgjedhor.Në përgjithësi kodi zgjedhor ka ndalime për vendimarrje të caktuara vetëm në periudhën 4 muaj para.

Një gjë dua ta theksoj, Kodi Zgjedhor ka ndalime që lidhen vetëm me zgjedhjet e përgjithshme. Pse kodi ka parashikuar vetëm për rastin e zgjedhjeve parlamentare këtë nuk di që ta them.

As deklarata e kryeministrit mbi Kodin zgjedhor nuk kam asnjë arsye për t’i komentuar. Nëse një gjë është e caktuar në ligj është ligj. Sa kohë që një rregullim është pjesë e ligjit do të jetë strikt”, u shpreh Celibashi.

Related Posts

Leave a comment