Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KQZ ndan fondet për partitë për vitin 2023, shumën më të madhe e merr PS, zero lekë për Berishën

-640-0-1678359667xcelibashi-202

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë fondet për vitin 2023, për partitë, bazuar mbi numrin e deputetëve në Kuvendin e vitit 2021.

Partia Socialiste është forca politike e cila përfiton fondin më të madh, me shifrën 151.494.783 lekë. Më pas, fondin e dytë më të madh e merr Partia Demokratike, 106.661.181 lekë, ndërsa vendin e tretë e zë Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila përfiton 9.753.567.

Ndërkaq, Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 lekë. Sali Berisha nuk merr fond edhe pse ka disa deputetë në grupimin e tij.

– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e

katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.

– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e

gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.

– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë

e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.

– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e

tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë

e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e

gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind

e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë

mijë e dyqin e pesëmbëdhjetë) lekë.

– Partia SocialDemokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e

gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e

gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.

Related Posts

Leave a comment