Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet vendore, Celibashi takon ambasadorin e Britanisë së Madhe: Folëm për…

1674837655_32493007435468406589314972550044136577903091n-750x375

Teksa na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet lokale, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. Ka qenë Celibashi që ka ndarë një foto me ambasadorin ndërsa ka dhënë edhe detaje nga takimi.

Celibashi shkruan se kanë folur mbi transparencën e KQZ, procesin e verifikimit të kandidatëve apo edhe mbrojtjen e administratës nga influencimi i votës, si edhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhësve.

“Zgjedhjet Vendore 14 MAJ 2023 në Shqipëri nën vëmendjen e duhur nga Mbretëria e Bashkuar. Me Ambasadorin e British Embassy Tirana – SHTZ Alastair King-Smith patëm një bisedë mjaft konstruktive me fokus tek përgatitjet e procesit zgjedhor të ardhshëm dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin.

Bashkëbiseduam mbi përgjegjshmërinë dhe transparencën e KQZ Shqipëri, procesin e verifikimit të kandidatëve, shmangien e përfshirjes së burimeve shtetërore në zgjedhje, rolin e medias në procesin zgjedhor, mbrojtjen e administratës nga influencimi i votës, si edhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhësve.

I theksova Ambasadorit King-Smith vijimin e propozimeve të KQZ ndaj Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu e falenderova Ambasadorin Britanik dhe Qeverinë e tij për ndihmën e vazhdueshme ndaj KQZ dhe dedikimin e tij për rritjen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj institucionit qendror të zgjedhjeve”, shkruan Celibashi.

Related Posts

Leave a comment