Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alibeaj fton kandidatët e Primareve të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së

-640-0-alibeaj-1-649x405-844

Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kandidatëve të dalë nga procesi i primareve të Sali Berishës që të futen në garën elektorale të 14 majit nën siglën zyrtare të PD-së.

Në mbledhjen e Kryesisë, Alibeaj tha se është e rëndësishme që pas vendimit të gjykatës, PD të fokusohet në zgjedhjet e 14 majit dhe të hapet për çdo demokrat, sidomos për kandidatët e dalë nga primaret, me synim që në zgjedhje sipas Alibeajt të dilet me një kandidat unik.

“Në lidhje  me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment