Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

S’e pranon humbjen, Meta: Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund, qytetarët votuan Maliqin për kryebashkiak

-640-0-1684852518xmeta-355

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk pranon kurrsesi humbjen e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë e Kuçovës ku përfaqësoheshin nga kandidati Lefter Maliqi.

Meta ka publikuar një foto nga takimi me kryetaren e PL-së në Kuçovë, Erisilda Hoxhën teksa shkruan se rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e Kuçovës do të kontestohet deri në fund, duke shtuar se qytetarët kanë zgjedhur Maliqin si kryebashkiak dhe jo Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste.

“Mirënjohje pakufi për Erisilda Hoxhën, Kryetaren e Partisë së Lirisë në Kuçovë dhe gjithë ekipin e mrekullueshëm mbarëopozitar, që fituan zemrat e shumicës të qytetarëve të Kuçovës, të cilët zgjodhën Lefter Maliqin Kryebashkiak.

As dhuna policore, as krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe ditën e votimeve nuk i zmbrapsën në betejën për Ndryshim. Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund dhe kurrë nuk do ta pranojmë.

Gjurmët e krimeve zgjedhore janë të mirëdokumentuara dhe nuk do të anashkalohen kurrë!”  shkruan Meta.

Related Posts

Leave a comment