Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PD-së i hapet rruga për regjistrim në zgjedhjet vendore

auto_Godina-PD-500x335-11678978245

Partia Demokratike e Shqipërisë mund të regjistrohet në vendoret e 14 majit si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne, të firmosur nga nënkryetari i cili ushtron detyrën e kryetarit Enkelejd Alibeaj.

Ky është vendimi që ka marrë pasditen e së enjtes Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KAS).

Në mbledhjen e sotme, KAS rrëzoi kërkesën e grupimit të Sali Berishës ndërsa kërkesa e PD-së zyrtare u pranua pjesërisht.

Kujtojmë se përpara vendimit të sotëm nga KAS, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte kërkuar nga PD që deklarata solemne të dorëzohej e firmosur nga ai që rezulton ende si kryetar i PD-së, Lulzim Basha.

Gjithashtu KAS mori vendimin që kryekomisioneri të regjistrojë në zgjedhje PD, pasi të plotësohet dokumentacioni me të dhënat e kryetarit në detyrë Alibeaj.

“Ankuesi (PD) të depozitojë në KQZ domunetacionin shtesë si më poshtë: Deklaratën me të dhënat për nënkryeatrin, zotin Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar; Deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga nënkryetari Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar; Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e kryekomisionerit të regjistrojë subjektin Partia Demokratike me nënkryetar zotin Alibeaj”, tha relatori i çështjes Koli Bele.

Related Posts

Leave a comment