Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pesë vite në ndërtim dhe 500 mln dollarë të investuara, super jahti i Jeff Bezos gati për lundrim

-640-0-1678092226x68293059-11815825-bezos-mammoth-vessel-was-so-tall-that-it-was-unable-to-pass-unde-a-37-1677843923327-522

Jahti i ri i miliarderit Jeff Bezos është gati pas 5 vitesh procesi ndërtimi dhe pritet që të jetë mjeti lundrues më i gjatë në botë. Shefi ekzekutiv i Amazon ka nisur ndërtimin e anijes, që mban emrin Koru, në vitin 2018 dhe për ta bërë realitet u shpenzua një shumë prej 500 milionë dollarësh.
Megjithatë, shifrat nuk janë problem për Bezos pasi ai është njeriu i tretë, më i pasur në planet, me një vlerë neto që vlerësohet të jetë prej 115.4 miliardë dollarësh.

I njohur më parë si Y721 ose Projekti 721, jahti tani mban emrin Koru që do të thotë “fillime të reja” në Maori.

Thuhet se mega-jahti do t’i dorëzohet Bezos brenda dy muajve të ardhshëm.
Anija është 127 metra e gjatë, me direkë të trefishtë që arrijnë 70 metra, duke e bërë jahtin me vela gati sa gjysma e madhësisë së Piramidës të Gizës.

Related Posts

Leave a comment