Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alibeaj takon kryeraportuesin për Shqipërinë të CDU/CSU, mesazh Berishës: Na mbështeti në rrugën pro-perëndimore

-640-0-1664445761xalibeajpng-865

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale gjatë një takimi që ai ka zhvilluar në Gjermani me Peter Beyer kryeraportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar të CDU/CSU.

Alibeaj shprehet se me Beyer ka diskutuar për vendimet e vështira që ka ndërmarrë PD gjatë kësaj periudhe. Deputeti demokrat ka dhënë edhe një mesazh për Sali Berishen duke thënë se me kryeraportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar, ka diskutuar edhe mbështetjen në rrugën pro – perëndimore.

Kujtojmë se Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, ndërsa BE ka marrë vendimin që së shpejti të mbaj të njëjtin qëndrim lidhur me personat “non grata”

Reagimi i Alibeajt:

Falenderues për ftesën e z.Wadephul për të zhvilluar një vizitë në Berlin, si shenjë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm në familjen EPP.

Në një takim të përbashkët me të dhe z.Peter Beyer u ndalëm në reformat e rëndësishme të iniciuara nga PD, duke patur fokus luftën ndaj korrupsionit, si mundësi reale e punës tonë në shërbim të qytetarëve.

Diskutuam qartësisht gjithashtu për vendimet e vështira që ka ndërmarrë PD gjatë kësaj periudhe, si dhe koherencën në qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë, duke na siguruar mbështetjen në rrugën tonë pro-perëndimore.

Related Posts

Leave a comment