Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kandidati i Meta-Berishës premton shërbim funeral falas, Rama: Ai është gati të varrosë gjithë Gjirokastrën

-640-0-ec71791ae090a8f741e4091f4e2911e6

Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastrës ka komentuar edhe premtimin e bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës i cili është zotuar për shërbim funeral falas nëse zgjidhet kryebashkiak.

Rama ironizoi premtimin e Xhelilit duke thënë se ky i fundit ishte gati të varroste gjithë Gjirokastrën.

“Kemi një në Libohovë që është gati t’ju varrosë të gjithëve. Thotë më jepni votën të varros gjithë Gjirokastrën.

Të gjitha falas i keni me ta, po e dini shumë mirë ca vjen pas asaj falas, jo t’i keni falas po mos të të lënë as të varrosesh rehat”-tha Rama.

Related Posts

Leave a comment