Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mungoi në Kuvend për interpelancën e thirrur nga opozita për të, çfarë shkruan Rama në Facebook!

-640-0-1ab3ffba53fddcac5a8661201f1e7dbf (1)

Ndërsa në Kuvend sot pati një seancë me tone të ashpra për mungesën e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë bëri një postim në rrjetet sociale, jo për çështjen e McGonigal që ka trazuar ujërat, por për projektin e portit Tregtar Porto Romano.

“Kënaqësi të shohësh kaq shumë kompani të mëdha ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, një nga veprat më strategjike jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Për momentin nuk dihet arsyeja e mungesës së Ramën në Kuvend, duke qenë se interpelanca e kërkuar nga opozita, ishte pikërisht me të.

Ai i ka deleguar kompetencën për interepelancë ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Republikën e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjë që normalisht u refuzua nga opozita, e cila kishte kërkuar interpelancë me të, jo me Spiropalin.

Related Posts

Leave a comment