Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama nesër në Turqi, takohet me Erdogan

-640-0-f367733158f6aa906674460f68ada607

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Ankarasë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë do të takohet me presidentin e Turqisë, Erdogan.

Agjencia turke e lajmeve Anadollu bën më dije se në kuadër të vizitës, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës.

“Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimeve me Shqipërinë, aleaten e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”, shkruan Anadollu.

Më  29 janar të këtij viti ministri i jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi vizitën e tij të parë në Tiranë, ku rikonfirmoi marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve, ndërsa përsëriti thirrjen e Ankarasë zyrtare që Shqipëria të pastrojë ato që i cilësoi mbeturinat e fundit të FETO, organizatës së Fetullah Gulen, të cilën Erdogan e cilëson terroriste.

Related Posts

Leave a comment