Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Merkel vizitë në Shqipëri, ambasada gjermane zbardh axhendën

20BCD060-1A5A-41D8-A5E3-4495B9BA51E3

Ambasada Gjermane në Tiranë ka zbardhur axhendën e kancelares Angela Merkel, e cila do të zhvillojë një takim në Tiranë më 14 shtator.

Bëhet me dije se Merkel fillimisht do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Më pas do të ketë bisedime me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator 🇦🇱️🤝🇩🇪

Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në 🇪🇺. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të 🇽🇰 Kosovës, 🇧🇦 Bosnje dhe Hercegovinës, 🇲🇪 Malit të Zi dhe 🇲🇰 Maqedonisë së Veriut” thuhet në njoftim.

Related Posts

Leave a comment