Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ka habitur mjekët: Sëmundja misterioze dhe e frikshme që po prek zyrtarët e lartë nëpër botë

A2611552-4730-447E-8963-F718EF9924C3

Një sëmundje misterizoze po prek diplomatët, zyrtarët e lartë, spiunët dhe stafin e ambasadave amerikane, kanadeze e të tjerë në të gjithë botën. Mbi 200 njerëz kanë raportuar simptoma që po shokojnë mjekët: sindroma Havana!

Të identifikuara fillimisht në Kubë, rastet janë shfaqur në Australi, Austri, Kolumbi, Rusi dhe Uzbekistan etj. Javën e kaluar Wall Street Journal raportoi se edhe dy zyrtarë të tjerë amerikanë, këtë herë të vendosur në Gjermani kishin vuajtur gjithashtu.

Si u zbulua sindroma Havana?

Në fund të vitit 2016 në Havana, kryeqyteti i Kubës, disa oficerë të CIA-s që punonin në ambasadën amerikane përshkruan ndjenjën e presionit në kokë që përjetohej si shumë gumëzhitje. Ata kishin të përziera dhe lodhje dhe përjetuan vështirësi për të kujtuar gjëra. Gjithashtu u ankuan për dhimbje veshi dhe humbje dëgjimi.

Më vonë, skanimet e trurit zbuluan dëmtime të indeve të ngjashme me atë të shkaktuar nga një aksident me makinë ose një shpërthim bombe. Qeveria amerikane u tremb, duke tërhequr më shumë se gjysmën e stafit të ambasadës së saj në qytet.

Ka habitur mjekët: Sëmundja misterioze dhe e frikshme që po prek

A mund të jetë përdorur një armë misterioze?

Fillimisht, zyrtarët amerikanë drejtuan gishtin nga armët zanore, pajisje që përdorin zërin për të shkaktuar shqetësime dhe çorientim. Por kjo teori u rrëzua pasi valët e zërit në frekuenca jashtë kufirit të dëgjimit njerëzor nuk mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me tronditjen. Më tej ata morën parasysh mikrovalët (formë e rrezatimit elektromagnetik me gjatësi të caktuar valësh).

Një raport i botuar vitin e kaluar nga Akademia Kombëtare e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë (NASEM) arriti në përfundimin se rrezet e mikrovalëve mund të ndryshojnë funksionin e trurit pa shkaktuar “dëmtime të mëdha strukturore”, duke shpjeguar shumë nga simptomat.

Në vitin 2019, një raport tjetër në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA) arriti në një përfundim të ngjashëm. Sipas raportit të NASEM, Rusia ka punuar me teknologjinë e mikrovalëve që nga vitet 1950; Bashkimi Sovjetik i shpërtheu në ambasadën amerikane në Moskë.

Ka habitur mjekët: Sëmundja misterioze dhe e frikshme që po prek

Cilat janë konkretisht simptomat?

Studiuesit që hetojnë gjendjen kanë deklaruar se sindroma Havana mund të jetë rezultat i armatimit me mikrovalë. Simptomat janë të ngjashme me ato të një tronditjeje ose dëmtimi të lehtë të kokës dhe janë raportuar kryesisht nga diplomatët, oficerët e inteligjencës, personeli ushtarak dhe anëtarët e familjes së tyre të vendosur në vend të huaj.

Simptomat nuk janë vetëm shqetësuese, por pasojat gjithashtu duket se zgjasin për një kohë të gjatë. Në fund të vitit 2016, diplomatët raportuan se dëgjuan një tingull të fortë shpues gjatë natës dhe ndjenin presion të fortë në fytyrë. Më vonë patën dhimbje, të përziera dhe marramendje. Pasi zhurma pushoi, disa u ankuan për dhimbje të vazhdueshme dhe marramendje së bashku me probleme të përqendrimit.

Disa të tjerë raportuan probleme me kujtesën, ndjeshmëri ndaj dritës dhe probleme me gjumit.

Pasojat afatgjata të sindromës Havana përfshijnë:

– migrenë
– probleme me shikimin e largët
– gjakderdhje nga hunda
– vertigo e përsëritur (ndjesia që ju, ose mjedisi përreth, po lëviz ose rrotullohet)

Ka habitur mjekët: Sëmundja misterioze dhe e frikshme që po prek

Detaje për shkakun e simptomave

Fillimisht, ekspertët dyshuan se sindroma Havana mund të shkaktohet nga ekspozimi aksidental ose i qëllimshëm ndaj një kimikati toksik, pesticideve ose ilaçeve. Sidoqoftë, asnjë gjurmë e agjentëve të tillë nuk u gjet te njerëzit e prekur ose në shtëpitë e tyre.

Shkaku më i mundshëm i sindromës Havana supozohet të jetë një lloj pajisje mekanike që lëshon energji ultrazanore ose mikrovalësh. Një ekspozim i tillë ndaj armëve biologjike të specializuara mund të ndikojnë potencialisht brenda veshit të një personi.

Një shpjegim tjetër është se simptomat mund të jenë për shkak të depërtimit të drejtpërdrejtë të valëve të radiofrekuencës në kafkë, e cila prish aktivitetin elektrik dhe kimik në tru dhe rindërton rrugë të caktuara nervore. Ky ribashkim mund të jetë arsyeja që simptomat kanë pasoja afatgjata.

Edhe pse shqetësuese, sindroma Havana nuk është fatale dhe të gjithë individët e prekur janë ende gjallë.

Lufta e Ftohtë?

Lufta e Ftohtë ishte një periudhë e tensionit gjeopolitik midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tyre përkatës, Bllokut Perëndimor dhe Bllokut Lindor, i cili filloi pas Luftës së Dytë Botërore. Historianët nuk bien dakord plotësisht për pikat e fillimit dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë. Termi lidhet me faktin që nuk pati luftime të drejtpërdrejta midis dy superfuqive, por secila prej tyre mbështeti konfliktet kryesore rajonale të njohura si luftëra përfaqësuese.

Lufta për të dominuar botën u shpreh përmes mjeteve të tilla si lufta psikologjike, fushatat propagandistike, spiunazhi, rivaliteti në ngjarjet sportive dhe shkencë. Asokohe, shkenca ishte fokusi i rivalitetit të superfuqisë. Edhe fusha si kontrolli i mendjes u eksploruan, mes frikës se pala tjetër do të ketë përparësi – dhe kjo përfshinte edhe mikrovalët.

Asokohe pati raporte për njerëzit që ishin në gjendje të dëgjonin diçka kur një radar pranë ndizej dhe dërgonte mikrovalë në qiell. Kjo ndoshte edhe pse nuk kishte zhurmë të jashtme.

Në vitin 1961, një doktor, Allen Frey, argumentoi se tingujt ishin shkaktuar nga mikrovalët që ndërveprojnë me sistemin nervor. Por shkaqet e sakta – dhe ndikimet – mbetën të paqarta.

Ka habitur mjekët: Sëmundja misterioze dhe e frikshme që po prek

Kush po sulmon kë?

Rusia ka mohuar të ketë gisht prapa misterit, ndërkohë që Der Spiegel pohon se ka parë dëshmi se Rusia ka punuar në dërgimin e valëve të rrezikshme të radios përmes telefonit celular. Por dyshimet nuk janë vetëm mbi Rusinë, pasi edhe SHBA ka një histori të gjatë të eksperimentimit me luftën psikologjike. Izraeli ka gjithashtu teknologji të jashtëzakonshme dhe disa nga metodat e tyre janë më komplekset. Të tjerë dyshojnë te Kina. Sidoqoftë, duket se dyshimet pajtohen në një pikë: ka(në) gisht një (ose disa) superfuqi.

Misteri dhe fuqia

Misteri i sindromës Havana mund të jetë fuqia e vërtetë. Dykuptimësia dhe frika që përhap veprojnë duke i bërë gjithnjë e më shumë njerëzit të pyesin nëse vuajnë nga sindroma dhe duke e bërë më të vështirë për spiunët dhe diplomatët të veprojnë jashtë shtetit.

Shtojmë se politika dhe diplomacia janë në thelb aktivitete njerëzore që mbështeten te takimet e njerëzve, negociata të kujdesshme dhe aftësi të shkëlqyera. Pra, duke shkaktuar shqetësime te zyrtarë të lartë, në plan afatgjatë shkatërrohen aftësitë e një ambasade për të bërë siç duhet punën e saj.

Ka habitur mjekët: Sëmundja misterioze dhe e frikshme që po prek

Reagimi 

Frika nga sëmundja misterioze po ndikon në vendimet e karrierës së diplomatëve. Dy diplomatë që folën për CNN vendosën të mos aplikojnë për punë në Berlin dhe Vjenë sepse donin të shmangnin qytetet ku kishin dëgjuar për incidentet.

Disa të prekur nga sindroma e çuditshme janë të zemëruar për mënyrën se si shteti amerikan ka trajtuar rastet e tyre. “Në pjesën më të madhe ne nuk dimë asgjë tjetër përveç asaj që është në shtyp,” tha një diplomat. “Është e vështirë për njerëzit të marrin vendime se ku të shërbejnë.”

Në tërësi, diplomatët amerikanë thanë se shqetësohen për ndikimin psikologjik që ka patur fenomeni dhe nëse sindroma tregon se kushdo që qëndron pas saj ia ka arritur qëllimit që të mbjellë frikë dhe konfuzion. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit i thanë CNN se ata janë të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe frikën midis punonjësve dhe se aktualisht po shqyrtojnë mënyra për të ndarë më shumë informacion.

Misteri i sindromës Havana mbetet ende i paqartë. Disa ekspertë e konsiderojnë si shembull të botës së mbikëqyjes dhe kundër-mbikëqyrjes – një e fshehtë aq e madhe sa dhe brenda ambasadave dhe qeverive të paktë janë njerëzit që e dinë të vërtetën./Anabelmedia.al

Related Posts

Leave a comment