Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dobësimi me gjilpërë, sa dëme! Mjekët: Nuk rekomandohet për ata që nuk vuajnë nga diabeti

-800-0-a8cade96a806a998746fadbebcf08632 (1)

Vitet e fundit nëpër botë po vërehet një tendencë e tillë, njerëz në mbipeshë, në përpjekje për të rënë nga pesha në një kohë të shkurtër, përdorin medikamente që merren nga diabetikët.

Në kushtet kur mjekët specialistë refuzojnë të lëshojnë receta, ata shfrytëzojnë tregun e zi. Kjo tendencë, ka pak vite që ekziston edhe në Shqipëri.

“Produkti është i pastër që përdoret në diabetologji, pra për personat që vuajnë nga diabeti. Ne synojmë të ulim peshën trupore të diabietikëve, por ky është objektivi i dytë. Objektivi i parë është ulja e nivelit të sheqerit në gjak. Personat që janë obezë, duke parë së çfarë ka ndodhur me diabetikët, janë treguar “ziliqarë”, kanë pasur tendencën për tu dobësuar, por e keqja është se duke mos qenë diabetikë, ne nuk e rekomandojmë ta përdorin.

Ka pacientë që e kërkojnë si ndihmë, por ne në tregun tonë nuk e kemi këtë produkt, zakonisht e marrin nga jashtë, Itali, Greqi. Përdorët njëherë në javë, kushton rreth 880 euro, por në vende të ndryshme ka çmime të ndryshme. Edhe pse është produkt për diabetin, jo çdo diabetik mund ta përdorë.

Për efektet anësore, jep çrregullime, të vjella të përziera, diarre, kaps bark, deri edhe shumë të rënda që bëhen shkak për të përfunduar në urgjencë. Mund të japë kancer të tiroides, me studime të konfirmuar. Nuk është insulinë, është produkt hormonal. Ky produkt në momentin që e ndërpresin, organizmi kthehet ku ka qenë për të rimarrë peshën, kjo nuk bën magji”, është shprehur mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji.

Related Posts

Leave a comment