Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

-640-0-2fb8aab8a1509c0c2d08cd33b933e010

Analisti dhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vendin tonë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, juristi Spahiu teksa u ndal tek vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, theksoi se ky i fundit, jo vetëm që e injoroi opozitën duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, por sipas tij, bëri edhe një gjest që nuk e ka bërë as Hillary Clinton në vizitën e saj. Spahiu nënvizoi se Blinken nuk zgjodhi as të fliste në Parlament, gjë që sipas tij, tregon se ai nuk donte t’i shihte as me sy përfaqësuesit e opozitës. Sipas tij, Blinken nuk pranoi të takonte as opozitën e Berishës, as të Bashës, pasi ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata shkojnë tek ballkoni i ish-kryeministrit. Ndërkohë ai foli edhe për sekretet e bazës së Kuçovës, e cila sipas tij, është një investim amerikan dhe mesazh për Moskën.

Takimi i Sekretarit Blinken me kreun e SPAK

Unë doja të specifikoja 4 karakteristika të veçanta të vizitës së Biden. E para në lidhje me faktorin ndërkombëtar, Shqipëria është i vetmi vend në Europë që se merr seriozisht rrezikun e një lufte të Rusisë në Europë. Po të lexoni mediat europiane janë të mbushur me probabilitetin e fillimit të një lufte që thonë është çështje kohe fillimi i saj. Një nga mesazhet kryesore të Blinken ishte se rreziku rus është shumë serioz dhe real. E dyta, vizita e tij përkon me një ditë kur marrëdhëniet Prishtinë-Uashington janë në ditën më të zezë të vet. Përfaqësuesit e SHBA në Prishtinë kanë dal dhe kanë akuzuar Kurtin si mashtrues që përpiqet të tregoj se është duke rregulluar marrëdhëniet me SHBA, por përkundrazi sipas tyre është duke prishu partneritet me SHBA. Në këtë prizëm përkon edhe baza e Kuçovës. Në njëfarë mënyre, ardhja e dhënies së mesazhit të Uashingtonit për hapjen e bazës së Kuçovës, është një lloj relativizimi i bazës së Don Stillit dhe heqjes së ekskluzivitetit të bazës së Ferizajt, bazës së amerikanëve në Kuçovë. Kanë qenë disa mesazhe të heshtura të Blinkenit, që i kanë dhënë një lloj relativizimi marrëdhënieve me Prishtinën, duke e sfumuar atë. Nga ana tjetër, ardhja e Blinken në Tiranë, rifreskon edhe njëherë se Tirana konsiderohet edhe njëherë partneri kryesor dhe qendra kryesore e amerikanëve në Ballkan.

Sekretari Amerikan i Shtetit injoron opozitën shqiptare

Blinken vërtetë e injoroi opozitën që nuk i takoi, por bëri edhe një gjest tjetër që nuk e bëri Hilary Clinton. Mund të zgjidhte fjalën në Parlament, i injoroi edhe në Parlament. As me sy nuk denjoi t’i shihte. Nuk pranoi të takojë as opozitën e Berishës dhe as të Bashës. Sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata një nga një shkuan poshtë ballkonit. Edhe ata dyshojnë se një ditë ata mund të shkojnë pas ballkonit të gjithë. Tjetra është se ai u takua edhe me Erion Veliajn. Ata dëshmuan se vetëm një faktor politik njohin në Tiranë dhe ai është Edi Rama. Kur një person takohet nga kryetari shtetit nuk është e lehtë, sepse kalon në filtra fillimisht.

NATO është aleancë ushtarake dhe jo artistike. Dhe ku ka aleancë ushtarake nuk do të ketë koncerte. Në një bazë lufte minimumi është trajnimi i ushtarakëve të çdo nacionaliteti. NATO e ka deklaruar se pilotët ukrainas trajnohen në Kretë në Greqi, në Danimarkë dhe në Britani të Madhe. Pra janë këto 3 shtete të cilat kanë publikuar se përveç avionëve që furnizojnë Ukrainën ata trajnojnë edhe pilotët ukrainas. Aktualisht hapësira ajrore e rusëve për të ardhur në Shqipëri është e mbyllur, ata nuk vijnë dot në Shqipëri, përveç raketave që mund të lëshojnë. Tani në bazë të ligjit të rregullores së NATO-së që të sulmohet Shqipëria të gjitha vendet e NATO-së futen në luftë. Ca interesi ka Rusia që të sulmojë Shqipërinë dhe të futet në luftë me gjysmën e planetit. Ne jemi mësuar vetëm të marrim, ca fitojmë nga kjo, solli ndonjë lekë Blinken. Që të jesh pjesë e një aleance, ne vetëm fitojmë sepse nuk fusim asnjë lekë nga xhepi. Ajo bazë po bëhet me partë e taksapaguesve amerikan.

Related Posts

Leave a comment