Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu: Escobar paralajmëroi demokratët, po votuan Berishën do ngelen në opozitë

-640-0-1674813616xspahiupng-551

Kreshnik Spahiu ka komentuar qëndrimin që mbajti i dërguari i shtetit amerikan, Gabriel Escobar për Sali Berishën.

Ai tha se Escobari dha një mesazh të qartë për të gjithë demokratët dhe sipas tij, fakti që emri i Berishës nuk përmendet më do të thotë se për SHBA-në ai ka vdekur politikisht dhe mbështetësit e tij nuk mund të vijnë në pushtet.

“Për herë të parë SHBA deklaron dhe konfirmon një frymë anti-amerikane në Shqipëri. Nga sondazhet del se niveli i anti-amerikanizmit në Shqipëri.

Ky është shqetësim për Amerikanët. Pasi na kanë dhuruar edhe shtetin e dytë shqiptarë, pasi kanë shpenzuar miliona e miliarda për Kosovën dhe Shqipërinë, po u kthehet mbrapsht.

Mjafton të themi që Escobar ka folur4 herë pa i përmendur emrin. Berisha për SHBA-në ka vdekur politikisht. Escobar dha një paralajmërim kërcënues  për të gjithë demokratët. Ai tha unë shpresoj të mos gabojnë  të mbështesin këtë linjë amerikane që nuk mund të vijë në pushtet”,-tha Kreshnik Spahiu në Euronews Albania.

Related Posts

Leave a comment