Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti kinez vizitë dy ditore në Rusi, në fokus lufta në Ukrainë dhe bashkëpunimi strategjik Moskë-Pekin

auto_kina-41679045662

Presidenti kinez Xi Jinping, ka bërë me dije se do të zhvillojë një udhëtim dy ditor në Rusi, nga data 20 deri më 22 mars.

“Vizita ka të bëjë me miqësinë që synon thellimin e besimit të ndërsjellë midis Kinës dhe Rusisë”, njofton Ministria e Jashtme. Ndër të tjera bëhet me dije se ky takim do të shërbejë për të diskutuar mbi “bashkëpunimin strategjik” midis dy vendeve.

Vizita vjen pasi Pekini, një aleat i Rusisë, ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ndërkohë vendet perëndimore kanë paralajmëruar Pekinin që të mos furnizojë Moskën me armë. Sakaq nga kjo vizitë e presidentit kinez në Rusi, pritet të nënshkruhen një sërë “dokumentesh dypalëshe të rëndësishme”.

Related Posts

Leave a comment