Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I dhuroi raketa Ukrainën, nga Moska vjen kërcënimi: Londra do të digjet

-640-0-40e2c57234776b40ae4d018026261b6e

Një nga propagandistët kryesorë të makinerisë ruse të luftës ka bërë thirrje dje që “Londra të bëhet hi” pas raportimeve se Ukraina po përgatitet të përdorë raketat britanike qe pritet të dërgohen së fundmi, për të sulmuar Ukrainën.

Rrjeti britanik Daily Mail shkruan se retorika agresive  u transmetua në programin e vonë të rrjetit Russia 1, prezantuar nga propagandisti Vladimir Solovyov.

Një nga analistët e Solovyov citonte një raportim të mediave britanike ku thuhet se Kievit po i jepeshin raketat anti-anije ‘Harpoon’ dhe ato tokë-ajër ‘Storm Shadow’.

Shtypi britanik thotë “Do t’ua tregojmë qejfin!”, tha analisti i Solovyov, ndërsa përgjigjej se “Asgjë nuk ka çfarë i bën Rusisë!”.

Ukraina mund të përdorë armatime të tilla për të sulmuar në Krime, çka do të ishte një përshkallëzim serioz i konfliktit.

“Ata besojnë se mund të vrasin rusë pa të keq, e thonë këtë vazhdimisht”, tha gazetari  i Solovyov, programet e të cilit kanë bërë thirrje rregullisht për bombardim të Britanisë apo aleatëve perëndimorë të Ukrainës.

“Londra do të bëhet pluhur!”, tha më tej prezantuesi duke shikuar nga kamera me dorën e hapur përpara, si një ekzorcist i tërbuar, shkruan Daily Mail.

“Mos duhet ta them në anglisht këtë? ‘Burn in hell’”, shtoi ai më tej, para se të vazhdonte me fjalë të tjera urrejtjeje.

Zhvillimi vjen teksa kryeministri i ri britanik Rishi Sunak mbajti bisedime me Zelensky për mundësitë e Britanisë në dërgimin e raketave me reze të gjatë për Kievit.

Nuk dihet ende nëse këto përfshijnë raketat britanike Harpoon (me rreze deri në 200km) apo raketat Storm Shadow që godasin objektiva deri në 450 km largësi.

Kjo nuk është hera e parë që Solovyov në thirrje për bombardimin e Londrës, pasi e ka bërë dhe në fundjavë, shkruan Daily Mail.

“A mund të godasim Londrën tani? Çfarë problemi ka?’ pyeste prezantuesi audiencën në programin direkt.

Ai u përgjigj vetë: “Jo, jo, vetëm objektivat ushtarakë, ndoshta vetëm parlamentin”.

“Por nëse Britania i jep avionë Ukrainës për të goditur territorin rus, çfarë duhet të bëjmë?” shtoi ai.

“Këto shtete naziste janë bashkuar kundër gjithçkaje që është ruse”, tha ai duke iu referuar pretendimeve të rreme se Ukraina dhe vendet perëndimore drejtohen nga qeveri naziste.

“Le të godasim! Kështu që të gjithë nazistët, që nga Macron te Olaf Scholz apo Rishi Sunak, të tmerrohen nga frika e të kuptojnë”.

Programet e rrjetit Russia 1 kanë bërë shpesh kërcënime kundër aleatëve perëndimorë të Ukrainës, veçanërisht Britanisë e Londrës, shkruan Daiy Mail.

Related Posts

Leave a comment