Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Biden-Kongresit: 33 mld USD për armë e ushqime për Ukrainën

Biden

Presidenti Joe Biden i kërkoi sot Kongresit Amerikan 33 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën, si dhe mjete të reja ligjore për të hequr asetet nga oligarkët rusë.

Kërkesa, e cila shënon një përshkallëzim dramatik i financimit të SHBA-së për luftën kundër Rusisë, përfshin mbi 20 miliardë dollarë për armë, municione dhe ndihmë të tjera ushtarake, si dhe 8.5 miliardë dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe sigurinë ushqimore.

“Ne kemi nevojë për këtë projektligj për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për liri”- deklaroi Presidenti amerikan nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se: Ne nuk po sulmojmë Rusinë. Po ndihmojmë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus dhe ashtu siç Putin zgjodhi të nisë këtë pushtim brutal, ai mund të bëjë zgjedhjen për t’i dhënë fund. Kostoja e kësaj lufte – nuk është e lirë – por kthimi i kurrizit ndaj agresionit do të jetë më i kushtueshëm.”

Biden po kërkon gjithashtu mundësinë për të kapur më shumë para nga oligarkët rusë për të paguar për përpjekjet e luftës, raporton Reuters.

Propozimi i Presidentit amerikan do t’i bënte ligjvënësit t’i jepnin administratës Biden mundësi shtesë, duke i lejuar zyrtarëve mundësi të konfiskojnë më shumë asete oligarkësh, dhe paratë e konfiskuara t’i derdhnin në formë ndihmash në Ukrainë.

Hapat përfshijnë lejimin e Departamentit të Drejtësisë të përdorë ligjin e rreptë të shantazhit të SHBA-së sikurse është bërë dikur kundër mafies, i njohur si Akti i Organizatave të Ndikuara dhe të Korruptuara nga Mashtruesit (RICO), për të ngritur raste kundër njerëzve që shmangin sanksionet.

Biden gjithashtu dëshiron t’u japë prokurorëve më shumë kohë për të ndërtuar raste të tilla duke e zgjatur statutin e kufizimeve për ndjekjet penale të pastrimit të parave në 10 vjet, në vend të pesë. Po ashtu, Presidenti amerikan do të propozoi dënimin me ligj të çdokujt që mban paratë e fituara me vetëdije nga marrëdhëniet korruptive me Rusinë, duke e konsideruar veprimin si një akt kriminal.

Masat janë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të izoluar dhe ndëshkuar Rusinë për nisjen e sulmeve ndaj Ukrainës më 24 shkurt, si dhe për të ndihmuar Kievin të rimëkëmbet nga një luftë që i ka bërë qytetet në gërmadha dhe ka detyruar më shumë se 5 milionë njerëz të ikin jashtë vendit.

Kërkesa e re përfaqëson shumën e plotë që zyrtarët amerikanë mendojnë se është e nevojshme të investohet deri në shtator, fundi i vitit fiskal.

Ndihma ushtarake e SHBA-së vetëm për Ukrainën ka arritur në 3 miliardë dollarë që kur Rusia nisi atë që e quan një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe larguar fashistët në Ukrainë. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e refuzojnë këtë si një pretekst të rremë.

Related Posts

Leave a comment