Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Blinken mbërrin nesër në Tiranë, ja kur do të zhvillohet konferenca për shtyp me Ramën

-800-0-1707915300xramabliniken-716

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton nesër për herë të parë Shqipërinë.

Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Blinken do të zhvillojë takim dhe më pas konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.

Vizita e tij 10-orëshe pritet të startojë të enjten në orën 11:00 kur do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe nga ku do të nisë edhe turin e takimeve.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH.

Related Posts

Leave a comment