Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Shqipëria gati për të hapur negociatat”, Varhelyi-Greqisë: Nuk ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët nëse ti e bllokon

-800-0-1709211731x7b52fab8-03ad-44f6-a8b7-f4f8f6495265-526x450-269

Shqipëria është gati për të hapur negociatat. Kështu deklaroi komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kur u pyet nëse do ta lejojë Bashkimi Europian Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, ai tha se nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët nëse ti e bllokon tjetrin.

“Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë grup-kapitullin e parë dhe BE duhet ta marrë këtë vendim. Unë nuk kuptoj pse nuk e marrim dot ne këtë vendim.

Edhe pse kuptoj rëndësinë e marrëdhënieve të mira me fqinjët. Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët nëse ti e bllokon tjetrin për të ecur përpara.

Ne po pëpiqemi të ndihmojmë. Në muajt në vijim do të kemi konferencën ndërqeveritare dhe do të kalojmë tek negociatat, sepse duam të hapim grup negociatat e para, që janë të drejtat themelore, sundimi i ligjit”.

Related Posts

Leave a comment