Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama “ndez motorët” e fushatës: Dua minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë!

-800-0-62bdc4e11e9081243f9ef0d2c2fecc18

Pas Asamblesë së partisë, kryesocialisti Edi Rama ka thirrur pasditen e kësaj të mërkure në selinë rozë drejtuesit e qarqeve, për të ndarë punët për zgjedhjet e 2025. Porosia kryesore e Ramës është realizimi i cencusit real të anëtarësisë aktive dhe evidentimi i atyre që nuk janë duke kryer detyrën siç duhet.

Një detyrë tjetër mjaft të rëndësishme që Rama ua ka ngarkuar drejtuesve të qarqeve është zgjerimi i anëtarësisë, ku të paktën çdo organizatë do duhet të shtohet me të paktën 4 anëtarë të rinj.

Edhe njëherë tjetër, njësoj si në Asamble, numri një i socialistëve vuri theksin te analiza dhe dokumentimi, me raporte fikse, fotografi të punës së bërë në çdo qelizë të partisë dhe pas kësaj njoftoi se do të ketë zgjedhje në periudhën 15 mars-15 prill.

“Jane konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave te Partisë.

Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive. Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. 

Duhet ripërtëritje të çdo qelizë të partisë. Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një iventar për çdo familje”, tha Rama.

Më herët, në Asamblenë e Partisë, Rama bëri të qartë që nuk do të ketë ndëshkime, por riorganizim për zgjedhjet e 2025, ku mazhoranca kërkon mandatin e katërt.

Related Posts

Leave a comment