Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha me akuza të forta: Betejë e turpshme mes Ramës dhe Kim për SPAK-un

Sakar-Berisha-750x375

Ndërsa pritet këtë të premte zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, hodhi akuza të forta në një konferencë për mediat për këtë proces, duke thënë se po bëhet një betejë e turpshme mes kryeministrit dhe ambasadores amerikane për të kapur kreun e kësaj strukture.

“Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un. Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Asnjë lidhje nuk kanë. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama. Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht një organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se, Rama po asgjëson SPAK-un duke kërkuar Kondilin. “Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament. Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur. Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij. Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment