Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Po vijnë faturat e plakjes së popullsisë”, Rama: Pa shkuar te paga minimale 60 mijë lekë nuk flemë gjumë

-640-0-1682336731xrama1-948

Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi të hënën një takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrësit, ku theksoi se rritja e pagës është domosdoshmëri për të mbajtur forcën punëtore.

Rama tha se brenda mandatit të tretë paga minimale do shkojë në 45 mijë, lekë ndërsa objektivi është që të shkohet në pagën minimale 60 mijë lekë.

“Ne përsërim  thirrjen e fortë për biznesin,të ndjek shembullin më të mirë dhe të vazhdojë rritjen e pagave sepse momëenti është shumë kritik. Po vijnë faturat e plakjes së popullsisë dhe po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krahë pune. Gjermania e ka këtë problematike që do të shpërthejë fare, Gjermani po rend prej kohës dhe i duhen miliona që nuk ia jep dot proceesi i lindjeve brenda.

Deri në 2030 Gjermania ka nevojë për 7 milionë njerëz që të vijnë nga jashtë. Ne jemi në pikë, ku është momenti i kthesës së madhe. Qeveria ka arritur ta bëjë kthesën e madhe, pasi kaloi tërmet, pandemi, pasojat e luftës..

Erdhëm në kushtet kur mund të rritim pagat, kjo e çon pagën mesatare 900 euro në sektorin publik, thuajse dyfishim. Ne kemi arritur të menaxhojmë këto kriza. Rritja e pagave nuk është dëshirë, por mundësi. Ne kemi ecur ngadalë në këtë proces dhe tani rritja është e shpejtë dhe do të vazhdojmë të rritim 40 mijë lekëshin dhe pa shkuar te 60 mijëshi nuk mund të flemë gjumë sepse nuk mjafton.

Ne nuk mund t’i imponojmë biznesit se çfarë pagash mund të vendosin, por nukk mund të pranojmë se dhe të rrimë pa bërë asgjë nëse me ato biznese që vazhdojnë, ta konsiderojnë aftësi konkurruese numër 1 pagën e ulët. Le ta marrim fasonët, kur janë krijuar ka qenë një Shqipëri tjetër.

Një kompani ndërtimi të ngjisi punëtorët në skelë dimër e verë dhe të deklarojë pagë minimale. Kjo sepse një pjesë të parave e marrin në bankë dhe një pjesë në dorë. Nuk hipën njeri të suvatojnë katin e 6-të me 34 mijë lekë. Këtë nuk do e lejojmë më, nuk do të japim leje ndërtimi për kompanitë që nuk paguajnë punëtorët me pagë dinjitoze. Qeveria nuk të jep mundësinë që të futesh në tender. As nënkontraktor nuk mund të jesh me paga abuzive”, u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment