Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

’14 maji’/ Veliaj flet për rivalët: Këlliçi po shërben si pudër për fytyrën e Berishës, Bejko ‘kockë e fortë’. Saliu e Iliri dy kufoma politike

Veliaj-1-4-750x375

Kryebashkaiku Erion Veliaj ka ironizuar kandidatin që garon në siglën e Partisë së Lirisë në Tiranë duke e cilësuar atë pudër për fytyrën e Sali Berishës.

Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se Berisha dhe Meta janë dy nga njerëzit më të urryer nga shqiptarët. “Të regjistrohesh në listën e Ilir Metës që është sot në të gjitha sondazhet njeriu më i urryer në Shqipëri, është trishtim. Të jesh sot dhe të mundohesh të bëhesh pudër për fytyrën e Sali Berishës, që e ka të shkruar në ballë që është “non grata” dhe siç e tha edhe zoti Escobar, nuk ka shans më, nuk e ka kthyer vend në botë këtë lloj përcaktimi të një personi që i ka sjellë kaq shumë dëme Shqipërisë.

Pra imagjino, Amerika dhe është acaruar kaq shumë me të. Imagjino të gjithë ata që humbën lekët në Piramida, të gjithë ata që panë tortën në sheshin “Skënderbej”, të gjithë ata që mbajnë mend, siç mbaj mend unë nga adoleshenca ime zaptimin e Parkut “Rinia” dhe të Lanës, apo të gjithë ata që mbajnë mend sesi u ndërtua pa leje kudo. Të bësh serumin për të mbajtur në jetë politike 2 kufoma si Saliu dhe Iliri, është trishtim i madh për mendimin tim”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se e majta ia ka dalë të fitojë si ideologji, pasi dhe ata që hiqen si të djathtë, flasin për ide të majta.
“Unë besoj që në 30 vite debate ideologjike, mund të themi që e majta ka fituar debatin ideologjik, s’flas për rezultatin elektoral. Fakti që sot kemi në Tiranë një kandidat nga PS-ja, një kandidat nga LSI-ja, një kandidat nga Partia Komuniste dhe një kandidat nga një lëvizje marksiste, do të thotë që qartazi e majta e dominon dhe ky është një lajm i mirë. Edhe ata që gjoja hiqen sikur janë të djathtë, kur flasin për ide të majta, ndoshta edhe më të majta se të Enverit, falas torta, falas kali blu, falas kjo, falas ajo, do të thotë që e majta qartazi dikton ideologjikisht realitetin shqiptar. Unë them që ky është lajm i mirë, unë s’e shoh këtë si problem. Si i majtë them që kemi fituar betejën ideologjike dhe tani brenda të majtës, hajde diskutojmë idetë që mund të realizohen”, deklaroi Veliaj.

Sa i takon Roland Bejkos, Veliaj tha se është një kandidat i fortë, ndërsa tregoi se përballjen e tij të parë politike e ka pasur në Gjirokastër me Bejkon, të cilin e cilësoi si ‘kockë të fortë’.

“Bejko është kandidat shumë i fortë, kam filluar betejën time politike në qarkun e Gjirokastrës dhe Bejko përveçse është i djathtë në ideologji, shyqyr kemi një kundërshtar të djathtë, është vërtet i fortë. I fortë në sensin që di të organizohet, nuk është dikush që intimidohet, t’i thotë dikush bëje këshutu, ose tërhiqu nga kjo, anashkalo këtë. Kam vite pa e takuar, por nga eksperienca që kam në betejën time të parë në Gjirokastër, kandidat i fortë, kockë e fortë”, tha Veliaj.

Veliaj tregon planin për transportin publik: Tre linja të dedikuara me korsi të pandërprerë

Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Tiranës për çështjen e transportit publik, ku shumë shpejt do të fillojë puna dhe për tre linja të shpejta me korsi të dedikuara.

“Jemi sot në një situatë ku ne duam që tre linja të kalojnë të dedikuara me korsi të pandërprera. Ne duam të jetë Tirana e Re, Kinostudio – Kombinat dhe Unaza; duam që nëse një itinerar i plotë përshkohet në 54 minuta të zbresë në 27 minuta dhe volumi i njerëzve të transportuar me këtë sistem që quhet (bus rapid transit), plani është që të kalojmë nga 9000 në 20 mijë persona.

Në momentin që autobusët ecin më shpejt, bëhet në një kohë më të shkurtër dhe volumi prej kësaj frekuence brenda një ore i njerëzve të transportuar është 2 herë e ca më i madh, unë them që kjo është ekzaktësisht ajo që i mungon transportit”, tha Veliaj.

Related Posts

Leave a comment