Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bejko: Oligarkia politike shqiptare, përfshihen Metën, Ramën dhe Berishën. Janë bashkë

bejko-1-750x375

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale, ndërsa ka komentuar edhe zhvillime të tjera në vend.

Sipas tij ai është i vetmi kandidat që përfaqëson demokratët në këto zgjedhje, ndërsa shtoi se:  “Nuk është fjala vetëm për Edi Ramën, unë them që oligarkia politike shqiptare, ku përfshihen Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha, janë bashkë.

Kjo oligarki ka nxjerr në fushatë edhe 2 çirakët e vetë, Erjon Veliaj si çirak i Edi Ramës dhe Belind Këlliçi çiraku i Ilir Metës dhe Sali Berishës, në një parti të majtë që nuk bën asgjë tjetër, që mundohen ta paraqesin si një garë mes tyre, por që në fakt është e shefave të tyre.”

Related Posts

Leave a comment