Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjyqi për Fatmir Mediun, Zamira Durda: Gërdeci, krim shtetëror nga babëzia për para! Fajtor dhe Berisha

-640-0-1695465572x800-0-durdaj-shkelzeni-867

Zamira Durda, humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008.

Në gjyqin për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu që vijon në Gjykatën e Posaçme emri i saj dhe i bashkëshortit ndodhen në listën e 71 dëshmitarëve të cilët SPAK kërkon që të thirren nga gjykata për tu dëgjuar. Për herë të parë SPAK i kërkon gjykatës të marrë në pyetje edhe Shkëlzen Berishën si dëshmitar në këtë gjyq.

“Gërdeci është një krim shtetëror. Në Gërdec ndodhi nga babëzia për para. E gjithë piramida shtetërore e asaj kohe dështoi. Që nga presidenti dhe tek kryeplaku i fshatit që nuk reagoi. Të gjithë kanë qenë në dijeni dhe askush nuk veproi. Të gjithë janë fajtorë. Ne ishim viktimat”, e nis intervistën e sotme për Report Tv, Zamira Durda.

SPAK akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në “fabrikën” e demontimit të armëve ku humbën jetën të paktën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Vijimi i një procesi të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar i ka dhënë një dritë jeshile për familjet e viktimave që humbën jetën në fabrikën e demontimit.
Lajmëron se do të kërkojë dhe ajo të tjerë dëshmitarë.

“Gjykimi i zakonshëm është dritë jeshile për ne. Të hidhen të gjitha letrat në tavolinë. Do të ndjek të gjitha hapat. Që nga momenti kur ka dalë VKM-ja 137, urdhri i ministrit dhe të gjitha do i kaloj hap pas hapi.

Është hera e parë që viktima është palë në proces. Kam kërkuar ndryshimin e akuzës për Fatmir Mediun. Shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 1 apo më shumë pasoja. Janë pasojat e rënda që solli ky shpërdorim detyre.

Vërtet ai thotë që unë vetëm shkresat kam firmosur dhe është pozicion por shkresat e tij nxorrën armatimet nga depot që ishin. I gjithë transporti i armatimit është bërë me mjetet e ushtrisë. Unë di që aty funksiononte ministria e Mbrojtjes që kishte detyrë ta në mbronte.

Ditë për ditë rrugët ishin të bllokuara me kamionët e ushtrisë. Vendi që u përzgjodh ishte i gabuar. Emri që ka marrë aksident teknologjik ishte i gabuar, se vetëm teknologji nuk kishte aty. Ka shumë emra të tjerë që janë përfshirë. Do kërkoj në seancën e radhës të dëshmojnë” thotë Durda.

Megjithatë ka rezervat e saj. Pasi me këtë gjyq nuk mund të dënohen biznesmeni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, atëherë drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, atëherë administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

“Do të jetë drejtësi e cënguar pasi me Kodin e Ri Penal për 29 të pandehurit e tjerë nuk mund tua rëndosh pozitat e tyre pasi janë dënuar një herë. Ne familjarët unë nuk di as kam qenë pjesë e procedurave ne jemi thjesht viktima të kësaj. Për Mihal Dëelijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxhozi u pranua gjykimi i shkurtuar për këta. Nuk mund të ridënohen”, nënvizon Durda.

Në Gërdec ka humbur djalin e vogël dhe megjithëse në të gjyq i pandehur është ministri i Mbrojtjes, Zamira Durda kthen kokën pas tek gjyqi i parë ku protagonistët e akuzuar si përgjegjës për shpërthimin tashmë janë të lirë dhe nuk morën dënimin e merituar.

“Drejtësi për një pjesë. por për ata që kanë kaluar. Kemi një Ylli Pinari të dalë nga burgu se nuk kishte kush ti kujdeses me nënës së tij. Dritan Minxholli që doli nga burgu se i ofruan punë. E kush i ofroi punë Mihal Delijorgji“, thotë Zamira Durda.

Related Posts

Leave a comment